Qeveria e Austrisë ka njoftuar që ka urdhëruar ndaljen e shqyrtimit të kërkesave të sirianëve për azil, pasi rebelët morën Damaskun dhe presidenti Bashar al-Assad u largua.
Ministria e Brendshme e Austrisë në një komunikatë tha se “Kancelari Karl Nehammer e udhëzoi sot ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, t’i pezullojë të gjitha kërkesat e tanishme për azil dhe t’i rishikojë të gjitha rastet e dhënies së azilit”.
Karner tha se ka udhëzuar ministrinë që të përgatisë një program për riatdhesim dhe dënim në Siri. Në platformën X, Nehammer tha se gjendja e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për ta mundësuar rifillim e dëbimeve.
Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, me 12.871 kërkesa këtë vit deri në nëntor.