-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Integrimi në BE/ Ministri i Jashtëm sllovak: Shqipëria ka përparuar në të gjitha nivelet!

Kryesoret

Tre vende anëtare të Bashkimit Evropian, Austria, Çekia dhe Sllovakia, rikonfirmuan në Tiranë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një prioritet strategjik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u shpreh optimist se së shpejti do të ketë lajme të mira për përmbushjen e IBAR.

Ndërkohë një mesazh i drejtpërdrejtë erdhi nga pala sllovake, e cila vlerësoi se Shqipëria ka potencialin të shndërrohet në një vend “kampion” në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, duke inkurajuar vijimin e reformave, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria ka shfaqur përparim domethënës në të gjitha nivelet. Ne besojmë që Shqipëria mund të shndërrohet në një kampione në këtë drejtim. Nga këndvështrimi ynë duhet të bëhet një vend që motivon vendet e tjera kandidate. Ne rekomandojmë që të vendoset thelbësore shteti i së drejtës. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë dhe gjithë rajonin”.

Ministri çek: Shqipëria e angazhuar seriozisht për BE, mbresëlënëse hapja e kapitujve!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit