Presidenti Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe palët e interesuara për të shqyrtuar mundësitë dhe për të menaxhuar rrezikun në Siri, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad.
Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se SHBA do të mbështesin vendet fqinjë të Sirisë gjatë periudhës së pastrimit dhe do të ndjekin me kujdes zhvillimet në rajon.
“Është një moment që ofron mundësi historike për popullin e Sirisë i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë, që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e vet krenar. Është gjithashtu një moment rreziku dhe pasigurie,” tha zoti Biden. “Ndërsa ne të gjithë bëjë pyetjen se çfarë vjen më pas, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët tanë dhe palët e interesuara në Siri për t’i ndihmuar ata të përfitojnë nga mundësia për të menaxhuar rrezikun”, tha zoti Biden.