Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrituar aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale D.D. i cili akuzphet për veprta penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 29 maj të vitit 2023 në afërsi të komunës së Zveçanit së bashku me disa të tjerë të nacionalitet serb përmes dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale.
Prokurori special ka kërkuar nga gjykata që pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.