-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Trupat e huaj të vendosen në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar një zgjidhje diplomatike të luftës së Rusisë në Ukrainë. Në një deklaratë për shtyp me liderine opozitës gjermane Friedrich Merz, presidenti Zelenysky ka kërkuar që trupat e huaj të vendosen në vendin e tij derisa të bashkohen me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Ukraina dëshiron që kjo luftë të përfundojë më shumë se kushdo tjetër. Pa dyshim, një rezolutë diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë atë,” u tha Zelensky gazetarëve.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë konsensus për këtë çështje dhe tha se shpreson që të telefonojë presidentin Joe biden në ditët në vijim për të diskutuar për anëtarësimin në NATO:

“Edhe nëse na ftojnë në NATO, çfarë do të ndodh? Kush na garanton sigurinë? Ne mund të mendojmë për këtë dhe të punojmë për propozimin e Emmanuel Macron. Ukraina dëshiron që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt. Një rezolutë diplomatike do të shpëtonte më shumë jetë. Ne e kërkojmë atë”, u tha Zelensky gazetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit