-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbërthimi i “Sky ECC” në Greqi, zbulohen detaje të reja nga dosja

Kryesoret

Europol i ka dorëzuar autoriteteve greke rreth 4500 dosje lidhur me komunkimet në platformat Sky Ecc dhe Encrochat të zhbilluara në territorin e Greqisë. Gazeta greke “Ta NEA” thotë që po pritet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

Ata thonë që nga 4500 dosje janë rreth 25 000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit, ku një pjesë e rëndësishme janë dhe shqiptarët.

Ndërsa “Kathemerini” ka arritur që të sigurojë dhe fotografi të shkëmbyera gjatë komunikimeve në dosjen e getuar që dërgoi në arrestimin e një oficeri grek policie dhe dy trafikantëve drege, një shiqiptar e një grek.

Në një nga fotot paraqitet një letër ku janë të shënuar disa numra telefoni të vëna në përgjim nga anti-droga, të cilën oficeri i policisë ja dërgon në “Sky ECC” një prej trafikantëve, për ta mbrojtur nga ndonjë përfshirje e mundshme e tij në hetim. Ndërsa në fotografi të tjera përfshijnë sasi droge të sekuestruara nga policia, njëra prej të cilave i përket një ngarkese të madhe me marijuanë, e cila nga paketimi duket e prodhimit shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit