Ambasadorja e ShBA-së Angela Angeler në një konferencë për mediat ka informuar se ish zv.kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti kanë vendosur në Listën e Zezë për shkak të përfshirjes politike në gjyqësor.
Angeler theksoi se atyre dhe anëtarëve më të afërt të familjes u ndalohet hyrja në SHBA dhe në Uashington po shqyrtohen edhe sanksione plotësuese.
“Në bazë të ligjit në SHBA, duhet t’i vendosim në listën e zezë personat për të cilët ekzistojnë dëshmi se janë të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh funksionet e tyre të kaluara ose të tanishme. Ne themi se drejtësia është e verbër, por ajo duhet të jetë e paanshme dhe objektive për të gjithë, pa dallim nga partia politike, gjinia apo përkatësia etnike”, tha ajo.
Angeler u shpreh se duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja dhe SHBA do të vazhdojë që të bëjë thirrje për të gjithë të përfshirët në korrupion. Ajo thekson se korrupsioni në asnjë formë nuk duhet të tolerohet në këtë shtet.