Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Parlamentin Britanik, si dhe ka diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe në rajon.
Bardhi është takuar me kryeatrin e delegacionit parlamentar britanik në Unionin Ndërparlamentar Dan Carden dhe me deputetët Jacob Collier dhe Euan Stainbank. Ai shprehet se Britania e Madhe ka qenë dhe mbetete një aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin e saj për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Dëshiroj të falenderoj Westminster Foundation for Democracy (WFD) dhe Ambasadën Britanike në Tiranë për organizimin dhe mbështetjen për këtë vizitë dhe gjithë kontributin që japin për forcimim e marrëdhenieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Gjatë takimit me z. Chris Levick Drejtor Rajonal për Evropë dhe Azia Qendrore në WFD dhe z. John Grogan, ish-deputet dhe anëtar i Bordit Këshillimor të WFD, kishim mundësinë për të ritheksuar nevojën për vijimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm në mbështetjen e projekteve për forcimin e demokracisë në partitë politike dhe në Kuvend.”, thotë Bardhi.