Kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha në takimin me grupet e punës në Tiranë denoncoi ministren Belinda Balluku. Berisha tha se Balluku jep tendera në kundërshtim me ligjin dhe se në 14 loto, 14 kontarta firmos ajo për 13 kilometra unazë në Tiranë.
“Tendera të fituara në kundërshtim me ligjin. Në 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku për 13 kilometra unazë të Tiranës. Nuk ka në planet, kjo është për Guinness.
Po ne kemi ndërtuar Rrugën e Kombit 64 kilometra, një kompanie dhe e ka përfunduar brenda dy vitesh. Kemi përfunduar rrugën Ibë-Bradashesh për 20 muaj një kompani.
Ajo të nesërmen shkon atje, merr një buldozer dhe një skrap dhe duket sikur po punon vetë e thotë se unaza do përfundojë brenda këtij viti, paçka se e ka trupëzuar edhe në buxhetin e vitit 2027 punimet në unazë. Pra, paratë që të gjitha janë. Nuk ka asnjë vështirësi.”, tah Berisha.