Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në bisedën telefkonike me kryeministren e Italisë George Meloni thase përparimi ushtarak i Izraelit në Siri është një “agresion”. Erdogan tha se ky qëndrim nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe është e domosdoshme që të çlirohet nga elemetët terroristë.
Sipas presidencës së Republikës së Ankarasë, Erdogan tha se “zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e saktë ishte politika humanitare dhe e ndërgjegjshme e ndjekur nga Turqia”, duke nënvizuar “rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë”.
“Regjimi i Asadit ka ikur nga Siria, duke lënë pas një gërmadhë të madhe plot masakra, shkatërrime dhe barbari. Shtypësit kanë humbur, të shtypurit kanë fituar edhe një herë. E keqja që ka ndodhur në Siria me gjak dhe lot për 61 vjet tashmë ka marrë fund”, tha Erdogan në konferencën e 15-të të Ambasadorëve.