Një grup kriminal është goditur pas një operacioni në Antwerp të Belgjikës, ku u arrestua një shqiptarë dhe 4 belgë.
Sipas mediave të huaja, nga hetimet u zbulua një 29-vjeçar dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi prej 672 kilogramë kokaine në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.
Ndaj tyre janë vendosur masat e sigurisë dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.