Kreu i SPAK, Altin Dumani u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët globalë t luftës kundër korrupsionit. Ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe zv.ndihës sekretari Kasanof kanë uruar Duamin për çmimin kundër korrupionit.
Me anë të një postimi në rrejtin X, ambasada amerikane e SHBA ka postuar foto me Dumanin dhe shkruan se Uashingtoni rikonfirmoi mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit.
“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada e SHBA.