Reshjet e borës kanë mbuluar zonat malore të Shkodrës, me trashësi borë deri në 80 cm në Vermosh dhe Qafë Thore.
Të gjitha akset janë të kalueshme, por Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon për kujdes për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjes së dherave në disa rrugë.
Priten reshje të tjera që mund të përkeqësojnë situatën, prandaj drejtuesit e mjeteve këshillohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.