Emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 duhet të regjistrohen përmes aplikacionit PER, që do të jetë i disponueshëm nga 11 janari deri më 11 mars.
Ky proces është hapi i parë për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje, dhe kërkon dy dokumente bazike: një mjet identifikimi të lëshuar nga shteti shqiptar dhe një dokument që vërteton vendbanimin e emigrantit.
PS ka nisur gjithashtu krijimin e një regjistri të emigrantëve, që pritet të përfundojë këtë muaj, për të siguruar mbështetje nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit.