Karabinierët në Viareggio, Itali, kanë arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për ish-bashkëshorten e tij.
Pavarësisht masës së gjykatës, ai vazhdonte ta kërcënonte dhe përndiqte gruan, duke i dërguar mesazhe, telefonata dhe madje duke shkuar në ambientet e saj të punës.
Në një nga incidentet e fundit, 35-vjeçari e dogji ish-bashkëshorten me cigare, duke e detyruar atë të njoftonte policinë për të kërkuar masa mbrojtëse. Policia mori në dorë çështjen dhe arrestoi autorin e dhunës.