Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se ka zgjedhur zonjën Kimberly Guilfoyle për ambasadore në Greqi.
Kimberly Guilfoyle, ish-prokurore e Kalifornisë dhe ish prezantuese e lajmeve, ka drejtuar operacionet për mbledhjen e fondeve për fushatën e zotit Trumpit në 2020. Ajo u fejua me djalin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Don Jr. në vitin 2020. Zoti Trump e quajti atë “një mike të ngushtë dhe aleate” dhe vlerësoi se “intelekti i saj i mprehtë e bën atë një kandidate të kualifikuar”. Zonja Guilfoyle ishte në skenë me familjen Trump natën e zgjedhjeve.
“Unë jam shumë krenar me Kimberly-n. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për lëvizjen Amerika e Para”, tha në një postim në mediat sociali i fejuari i saj Don Jr.
Emërimet për postet e ambasadorit duhet të miratohen nga Senati.
Në një postim në rrjetet sociale zonja Guilfoyle tha se ndihej e “e nderuar që pranoi emërimin e Presidentit Trump për të shërbyer si ambasadore e ardhshme në Greqi” dhe se pret“mbështetjen e Senatit për këtë”.