Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të cilët po ushtonin baste sportive në mënyrë të paligjshme.
Gjatë opercaionit të koduar “Bad spin 13” kundër vendosjes së basteve sportive në mënyrë të paligjshme u arrestuan 8 personat: M. M., F. F., Xh. H., M. B., G. D., F. Rr., Xh. D., dhe A. M., banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. K., Sh. B., G. N., dhe G. Xh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celularet e të arrestuarve. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.