Një autobus i linjës Tiranë-Bruksel ka pësuar aksident gjatë udhëtimit të tij. Sipas informacioneve të para, asnjë pasagjer i autobusit nuk ka pësuar lëndime.
Megjithatë, raportohet se një person ka humbur jetën në një automjet tjetër që ishte i përfshirë në aksident.
Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti.