Presidenti i SHBA Joe Biden ka lëshuar falje presidenciale për 39 amerikanët e dënuar për krime jo të dhunshme. Biden ka ulur dënimet edhe për gati 1500 persona të tjerë.
Sipas mediave të huaja, Shtëpia e Bardhë i përshkroi ato si akte të mirësjelljes presidenciale të lëshuara në një ditë të vetme. Ndërsa në këtë amnisti nuk janë dhënë akoma emrat e përfshirë.
Gjithashtu në fillim të këtij muaji, Biden lëshoi një falje të diskutueshme për djalin e tij Hunter. Biden tha se të falurit “kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe kanë treguar përkushtim për t’i bërë komunitetet e tyre më të forta dhe më të sigurta”.