Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetin social ka shprehur se faktte ereja thellojnë të vërtetat e vjedhjeve të Erion Veliaj. Balliu thekson gjyqtarët dhe prokurorët po përpiqen që të amnistojnë Veliajn.
Ai shprehet se pushteti i Veliajt në drejtësi dhe politikë është një garanci e pamohueshme për shkatërrimin e hetimeve nga ana e tij.
“Dhe ky duket të jetë vetë qellimi i këtyre mundësuesve, fshehja dhe zhberja e vjedhjes.
Shqipëria dhe shqiptarët janë ne ditë te skamjes ekonomike, 70 % e tyre jetojnë nën mesatare me dinjitet të cënuar.
I papranueshëm është fakti që Veliaj është ende i lirë të kompromentoj prova, dhe ngre pikpyetje serioze për drejtësinë në Shqipëri, çka është një dramë për të gjithë vëndin.
Hapi i parë i zgjidhjes së një problemi është identifikimi i problemit.”, shkruan Balliu.









