-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Zero TVSH dhe zero tatim për bizneset deri në 180 mijë euro

Kryesoret

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka prezantuar një nga pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike për periudhën 2025-2029, e cila ka si synim mbështetje të fortë për bizneset e vogla shqiptare.

Sipas Telitit, qeveria e PD-së do të ofrojë zero TVSH dhe zero tatim fitim për bizneset me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro. Kjo masë synon thjeshtimin e sistemit fiskal dhe ndihmën e biznesit të vogël në Shqipëri, duke eliminuar burokracitë dhe korrupsionin.

Postimi nga Dorian Teliti

ZERO TVSH, ZERO TATIM FITIM PËR CDO BIZNES TË VOGËL ME XHIRO VJETORE DERI NË 180 MIJË EURO, REALITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR!

Sot është domosdoshmëri krijimi i një sistemi fiskalë të thjeshtë dhe eficient.

👉1. Zero TVSH për cdo biznes të vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.
👉2. Zero Tatim Fitim për cdo biznes të vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.
👉3. Pulla fiskale në xhamin e biznesit duke i thënë LARG taksidarit abuzues.
👉4. Thjeshtim të burokracive duke përdorur instrumentat më të avancuara të TIK, do të eliminojë “taksën vrastare të korrupsionit”.

☑️Pa biznesin e vogël nuk ka ekonomi të zhvilluar, fuqizimi i saj do të thotë mirëqënie për shqiptarët.
🔷100 DITË i duhen Sali Berishës Kryeministër për ti bërë realitet!
#11maj #ekonomiaepara #votondryshimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit