-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani-Kurti vizita në SHBA dhe Kroaci: Ibër Lepenci i orkestruar nga Serbia

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara, me të cilët ka thënë se po diskuton për rëndësinë e mbështetjes amerikane në shumë sektorë të vendit që udhëheq.

Përmes disa postimeve në Facebook, Osmani ka thënë se është takuar me senatorët republikanë: Ted Cruz, Joni Ernst dhe Thom Tillis, si dhe kongresistët, Gary Palmer, Pete Sessions dhe Mike Lawler.

“Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka thënë Osmani pas përfundimit të njërit prej takimeve.

Ajo ka thënë se ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të aktorëve të dëmshëm për më shumë “kaos dhe jostabilitet”.

Vizita e Osmanit në SHBA është duke u realizuar disa javë para inaguruimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kryeministri Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa është pritur me nderime të larta shtetërore nga kryeministri, Andrej Plenkoviç.

Kryeministri Kurti foli për sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc. “Furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike që është jetike për qytetarë dhe bizneset ka qenë në shënjestër.

Duhet të presim se cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon se këtë nuk kanë bërë qytetarët e zakonshëm dhe se na bën të besojmë se një sulm i tillë vjen i mbështetur dhe i orkestruar nga Serbia…” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit