Ditën e sotme një 17-vjeçar ka plagosur me thikë shokun e tij në shkollën e mesme në Çakran të Fierit.
Prokurorja e çështjes Oliana Gjergjefi ka deklaruar për mediat se prezente kanë qenë dy mësuese. Ajo ka shprehu se kanë pyetur disa dëshmitarë për këtë ngjarje.
“Kemi pyetur dëshmitarët okularë. Dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë. Garantojmë hetim të plotë e të gjithanshëm”, ka thënë prokurorja.