Një 17-vjeçar u plagos me thikë në një shkollë të mesme në Fier, duke shkaktuar shqetësim të madh në komunitet.
Qytetarët shprehen të alarmuar për sigurinë në shkolla, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të dhunshme, përfshirë rrahje ndaj mësuesve.
“Sherri nisi dje, dëgjova që kishte shkuar policia, janë thirrur prindërit dhe duket se asgjë nuk është zgjidhur. Ja çfarë ndodhi sot”, thotë qytetari.
“Kemi frikë për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Nuk e ka fajin prindi, unë e dërgoj fëmijën në shkollë dhe iki në punë. Duhet të ketë kontroll të rreptë, duhet të ketë oficer sigurie që duhet të ketë kontrolle. Nxënësi mund të marrë edhe hanxhar me vete”, thotë një tjetër qytetar.