Deputetja Ina Zhupa ka treguar për takimin e saj me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit, ku ai po vuante dënimin për “kallëzim të rremë”.
Ajo e cilësoi dënimin si të padrejtë dhe theksoi se Salianji është i motivuar, duke vijuar të bëjë opozitë edhe pas hekurave. Sipas Zhupës, Salianji do të dalë më i fortë nga burgu dhe kjo situatë nuk do të ndalë angazhimin e tij politik.
Ina Zhupa: E kam takuar në burgun e Fierit. Salinajni është atje në mënyrën më të padrejtë të mundshme, ai ndodhet atje se ka bërë një denoncim publik. Është i motivuar… Ai bën opozitë edhe nga qelitë e burgut dhe do dali edhe më i i fortë nga atje.
Prej 26 shtatorit të këtij viti, Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit.
Ai u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.
Ndërkohë më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik