Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar pasi sot mbahen zgjedhjet për kreun e PD dhe drejtimin e partisë për një mandat 4 vjeçar, i cili në këtë proces lideri demokrat Sali Berisha ndodhet i vetëm në garë pa rivalin në listë.
Në postimin e tij, Salianji ka publikuar disa fleta votimi ku poshtë tyre shihet i shkruar emri i tij edhe pse ky i fundit u përjashtua nga gara me pretekstin se nuk plotësonte kriteret për të qenë pjesë e këtij kandidimi, në mesazhin e tij të postuar në facebook ai falenderon të gjithë ata demokratë që sot zgjedhin emrin e tij në fletat e votimit edhe pa qenë formalisht, duke e konsideruar procesin një farsë elektorale që por tregon se PD është marrë peng dhe se nuk është pronë personale.
Postimi i Salianjit
Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!
Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.









