Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e grupeve të kapitujve të rinj në negociatat me Bashkimin Europian, që do të zhvillohen në Bruksel më 17 dhjetor.
Ai e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm dhe theksoi se Shqipëria ka shumë besim për të përfituar nga ky hap pozitiv.
“Nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës. Hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave. Kemi shumë besim se do ta kthejmë këtë moment pozitiv dhe të marrim sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit.