Prokuroria e Posaçme ka depozituar dokumentet me kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Apelit duke kërkuar rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie, aty ku ndodhej prej 11 muajsh. Në 27 Nëntor, Gjykata e Posaçme vendosi ta lirojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kjo masë ndaj Berishës ishte vendosur gati një vit më parë – më 30 dhjetor të vitit të kaluar – pasi ish-kryeministri kishte refuzuar detyrimin për t’u paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ai ishte ftuar të paraqitet para SPAK-ut për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet ndaj tij për korrupsion në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.