Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur përgëzime për hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një vendim i marrë gjatë Konferencës së Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.
Ai theksoi se ky zhvillim është një hap i rëndësishëm që afron Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE dhe dëshmon për progresin e vendit në procesin e integrimit evropian.
“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë.
Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”.