-sidi education-spot_img
33.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja e Ramës me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e mbështesin projektin në Zvërnec

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII), ku gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, është përfshirë në një debat mbi projektin në Zvërnec, protestat në Shqipëri dhe çështjet mjedisore.

Gjatë diskutimit, Rama u pyet për reagimet ndaj projektit dhe për protestat që janë zhvilluar në vend, ndërsa deklaroi se, sipas tij, shumica e qytetarëve dhe komuniteti lokal e mbështesin projektin.

“Kam një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e do projektin. Qyteti ku do të zhvillohet projekti është në një shumicë shumë të madhe në pritje të tij dhe nuk ka protesta. Ajo që shihni ju nuk është saktësisht ajo që po ndodh”, u shpreh Rama.

Në vijim, ai kritikoi edhe raportimin mediatik dhe përhapjen e dezinformatave, duke shtuar se Shqipëria po përballet me ndikime nga fushata online dhe sulme kibernetike, të cilat sipas tij cenojnë debatin publik dhe demokracinë.

Gazetarja e CNN ngriti gjithashtu shqetësime për qëndrimin e Bashkimit Europian dhe protestat, duke pyetur se si qeveria do të adresojë këto çështje, ndërsa Rama këmbënguli se projekti është në përputhje me procedurat ligjore dhe se ende nuk është dhënë leje ndërtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit