Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, një zonë afër kufirit me Shqipërinë, nga një 37-vjeçar shqiptar. Pas hipjes në automjetin e shqiptarit, viktima është kërcënuar me armë dhe është çuar në një zonë pyjore, ku më vonë ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar ngjarjen në polici. Autoritetet kanë identifikuar mjetin e përdorur në pengmarrje, i cili ishte marrë me qera nga një 29-vjeçar grek dhe një 25-vjeçare greke, të cilët janë arrestuar.
Hetimet tregojnë se pengmarrja dyshohet të jetë e lidhur me larje hesapesh për çështje droge, pasi të dy të arrestuarit kishin histori kriminale. Shqiptari kishte një dënim të mëparshëm për shkelje të legjislacionit për të huajt, ndërsa greku ishte arrestuar për posedim të substancave narkotike dhe armëve. Policia vazhdon kërkimet për shqiptarin e arratisur, i cili mbetet ende në kërkim.