Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi se stadiumi në Tiranë nuk do të quhet më “Air Albania”.
Me këtë vendim, është hapur një garë për emrin e ri të arenës, e cila është shtëpia më e bukur që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja. Aktualisht, janë duke u bërë punime për të hequr emrin e vjetër nga impianti, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e stadiumit.
Të gjithë presin me interes për t’u njohur me emrin e ri që do të marrë ky stadium, i cili ka një rëndësi të veçantë për sportin shqiptar.