-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: SPAK-u, në emër të dyshimit!!

Kryesoret

Në emër të dyshimit, bazuar në biseda telefonike me avokat, persona tjerë, caktohet masë sigurie ndaj gazetarit! Në emër të dyshimit, janë gjetur biseda mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, familjes së tij dhe një të dënuari për vjedhje disa herë në kuadër të bandës por asnjë masë sigurie nuk është marrë! Në emër të dyshimit, caktohet masë sigurie ndaj gazetarit sepse dy persona në biseda telefonike thonë se do ti japin para!

Në emër të dyshimit, nuk ka masë sigurie për kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij, edhe pse është provuar se ka transaksione parash në adresën e tyre nga kompania e një të dënuari për vjedhje disa herë në kuadër të bandës. Në emër të dyshimit, caktohet masë sigurie ndaj gazetarit edhe pse nuk u është gjetur asnjë cent cash në banesën e tij!

Në emër të dyshimit, nuk ka masë sigurie për kreun e Bashkisë dhe familjarët e tij, edhe pse u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme euro në cash, të dyshuara si të ardhura nga korrupsionit. Në emër të dyshimit, caktohet masë sigurie ndaj gazetarit, sepse disa persona kanë kërkuar që t’i hiqet ose vendoset emri në një shkrim për një person ose kriminel!

Në emër të dyshimit, nuk ka masë sigurie për kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij, edhe pse është provuar që, me kërkesë të një të dënuari për vjedhje disa herë në kuadër të bandës, kryetari i ka dhënë leje ndërtimi në një park!

Etj etj…

P.S. O fitues i kampionatit të “kinezerirave”, cili është standardi i SPAK-ut në këtë rast?!?!?#Ndërsa, për Ju moralista të lëpirjes ndaj individit, e gjitha është në parim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit