-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensione në Kuvend, kalim në votim dhe shtyhet seanca në 18:30

Kryesoret

Pas disa ndërprerjeve të seancës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, propozoi kalimin direkt në votim të rendit të ditës, duke argumentuar se nuk ishte e mundur vijimi normal i diskutimeve për shkak të situatës në sallë.

Propozimi u mbështet nga drejtuesi i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili theksoi se mungesa e normalitetit dhe mosprania e opozitës në takimet e thirrura e vështirësonte zgjidhjen e situatës.

Opozita kundërshtoi vendimin dhe vijoi bllokimin e foltores, por me shumicë votash u miratua ndërprerja e diskutimeve dhe kalimi në votim.

Më pas, me një tjetër vendim procedural, u shty orari i votimit për në 18:30, për shkak të nevojës për praninë e plotë të deputetëve në votimet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Në rendin e ditës përfshihen disa projektligje, mes tyre për amnistinë penale dhe Kodin Rrugor, si dhe pika të tjera parlamentare dhe interpelanca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit