Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës në Kuvendin e Kosovës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i thënë se tradita shqiptare, e kërkon që vëllain ta këshillosh në shtëpi, pa u dëgjuar jashtë. “Në publik, këshilla e lëndon vëllain, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine ndaj tij e ndaj Kosovës”.
Gazment Bardhi përmendi edhe rezolutën qe Partia Demokratike, ka propozuar për dënimin e gjenocidit serb në Kosove dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtarë përfshirë NATO dhe OKB.
Bardhi propozoi koordinimin dhe unifikimin e qëndrimit të delegacioneve parlamentare në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dëshmi e asaj çka realisht janë Shqipëria dhe Kosova, një komb, një qëndrim.