-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kosovë-Shqipëri bashkë, Osmani: Mos i mbyllni sytë për Preshevën

Kryesoret

Në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, Presidentja Vjosa Osmani kërkoi nga dy qeveritë që të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria po bën hapa vendimtar në rrugën Europiane, shpreh urimet për sukseset e deritanishme për negociatat. Kjo arritje është krenari jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Padrejtësitë ndaj Kosovës sa vjen dhe rriten për t’i tejkaluar na duhet ndihma e Shqipërisë.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO do i japë përfundimisht apetiteve të Serbisë ndaj Kosovës. Ne duhet të forcojmë koordinimin mes dy shteteve tona. Është me rëndësi unifikimi i politikës së jashtme. Shqipëria në Preshevë i kanë sytë nga ne.

Atyre u shkelen të drejtat dhe bota demokratike po i mbyll sytë, ne duhet të ngremë zërin. Akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të cilat është ngritur Maqedonia, për të larguar të drejtat e shqiptarëve, për të destabilizuar këtë vend. Ne nuk duhet të mbyllim sytë dhe të qëndrojmë të heshtur” tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit