-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Gjermani, Ministria e Jashtme: Të tronditur! Nuk ka shqiptarë të plagosur

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë, duke shprehur ngushëllimet për viktimat. Në një njoftim të publikuar, ministri Igli Hasani e cilësoi aktin si të tmerrshëm dhe shprehu solidaritetin me popullin gjerman.

Sipas informacionit të fundit, deri më tani nuk ka raporte për viktima apo të plagosur nga Shqipëria në këtë ngjarje tragjike.

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.

Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi Hasani.

Sakaq, ministria e Jashtme njoftoi se deri më tani nuk ka informacione se në Magdeburg ka të plagosur apo viktima nga Shqipëria.

“Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Makina shkel grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit