Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Varese, Itali, për trafik kokaine dhe armë. Hetuesit zbuluan se ai përdorte platformën WhatsApp për të organizuar shitjet e drogës.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjetën 40 doza kokaine dhe para, ndërsa në banesë, policia sekuestroi 460 fishekë dhe një armë gjahu.