-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi, ambasada e Kosovës në Gjermani: Kontaktoni këtu nëse ju duhet ndihmë

Kryesoret

Dy të vdekur dhe rreth 70 të plagosur është bilanci i një sulm i tmerrshëm që ka ndodhur të premten në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani. Lidhur me rastin ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Gjermani duke publikuar numrat kontaktues për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për ndonjë ndihmë.

“Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjesëtare të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt. Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin: +49 179 3670536”, thuhet në reagimin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit