Një banesë në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri ditën e sotme, shkak i të cilit ka qenë një defekt në bombulën e gazit që përdorej për gatim.
Zjarri shpërtheu në katin e dytë të banesës, duke djegur disa orendi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti shpejt në vendngjarje dhe arriti të neutralizonte dhe shuante zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesën tjetër të banesës.