Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me demokratët e degës nr.9 në Tiranë akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij në 12 vite ka zhvilluar farsë elektorale.
“Patëm një proces brenda partisë, në pamje të parë të therrmuar copë-copë. Ja ku jemi sot. Pse? Sepse ne këtu shkruajtëm: për një PD më të fortë, më të hapur, më të bashkuar!
Ne jemi njerëz politikë, dhe e dinim që ai proces që po kalonim po përpiqej gjithmonë të na përçante. Por ne duhet të gjenim të gjitha forcat dhe mundësitë që, t’ua digjnim planet atyre që donin ta shuanin PD dhe ta bashkonin përsëri. Dhe ja ku jemi sot, më të bashkuar se asnjëherë.
A nuk është kjo një e pamundur tjetër që, e kthyem të mundur?
Kaluam një kalvar, na morën flamurin, na fshinë nga listat. Ja ku jemi sot, me flamur, me seli dhe me kryetar.
U bë çdo përpjekje nga Edi Rama, qeveria e tij, McGonigal, Xhorxh Sorosi që kjo parti të parti të arkivohej në histori, ose të shndërrohej në simotër të Rilindjes kriminale.
E vërteta është se, kjo parti as nuk u arkivua, as nuk u shndërrua në simotër, por u shndërrua në një parti të shpresës, të besimit të mbarë shqiptarëve sot më shumë se kurrë.
Menduan se do të na izolonin, dhe na izoluan. Vërsulën kundër nesh me qindra e qindra deklarata të paguara dhe të pa paguara. Po për ne, e vërteta mbetej ylli polar. Ne përsërisnim së bashku, çdo natë: kauza e drejtë nuk vdes kurrë!
Ne qëndronim së bashku për ato vlera që qendron njeriu i lirë.
Qendronim se bashku që ju dhe askush tjetër duhet të përcaktojë drejtuesit e kësaj partie dhe të Shqipërisë.
Qendronim së bashkur se, familja dhe vlerat e saj janë themeli i shoqërisë njerëzore.
Qendronim së bashku se, interesi kombëtar është interesi kryesor i çdo shoqërie të civilizuar.
Qendronim së bashku se, ligji dhe barazia para ligjit janë kushte themelore për një shoqëri demokratike.
Pra, ne mbrojtëm një tufë parimesh pa të cilat shoqëria e lirë nuk ekziston.
Dhe ja ku jemi sot, kemi ata të cilët menduan se na izoluan. Ata të cilët menduan se na gozhduan. Ata sot, janë në gjyqin e turpit të hitorisë para shqiptarëve dhe para botës.”, tha Berisha.