Ditën e sotme një 69-vjeçar me iniciale F.Xh., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori. Ai është dërguar në spitalin e Korçës nga familjarët por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Ndërsa drejtuesi i mjetit B.M., 26 vjeç, po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip zetor. Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethana të rastit.