-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Himarë: Shpërndajmë titujt e pronësisë dhe investojmë në infrastrukturë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama shpërndau titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat me probleme kadastrale në Himarë.

Gjatë vizitës, ai theksoi se ky proces ka qenë i vështirë, por është realizuar falë punës intensive, duke vlerësuar kontributin e kryebashkiakut Vangjel Tavo.

“Ky proces nuk ka qenë aspak I lehtë. Ne do të vazhdojmë me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikash, që e kemi thënë, e kemi shpjeguar, që të gjithë e dimë, pasi zona e Himarës, ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur problem të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhurnimeve dhe i shumë mbivendosjeve. Në 6 muaj kemi bërë atë që pritej prej shumë e shumë vitesh dhe kemi arritur që të gjithë bazën e punës së bërë në kohë e mëparshme, ta shfrytëzojmë për ti dhënë ritëm procesit. Merita e metriteve në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos. Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni, se po qe për punë, një Vangjel ka kjo zonë.”, pohoi kryeministri.

Rama premtoi investime të mëtejshme në infrastrukturë, për të rritur cilësinë e jetës dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Do shikoni projekte të reja që do nisim, në mënyrë që ti japim vlerë çdo metri katror, çdo shtëpie, apartamenti duke përmirësuar apartamentin dhe duke rritur cilësinë e jetës përmes investimeve përmes parkimeve publike. kemi një plan të ndërhyjmë në qendër të Himarës dhe ku fare mirë ku mund të bëhet një qendër shumë e bukur, për ta çliruar edhe më shumë energjinë, që mund të çlirojë qyteti dhe që brenda qyteti të jetë i vizitueshëm, të këtë më shumë njerëz dhe të këtë më shumë ekonomi”, theksoi Rama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit