Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, iu drejtua punonjësve të policisë se protesta po bëhej edhe për ata. Ai iu drejtua njërit nga policëve me megafon që bënti thirrje për lirimin e rrugëve.
“Kemi dalë për të protestuar kundër krimit të organizuar. Kemi dalë edhe për punonjësit e policisë që punojnë çdo ditë duke rrezikuar jetën në luftë me krimin e organizuar, edhe pse shiten interesat e tyre nga shefat e komanduar nga krimi i organizuar. Kemi dalë për policët e ndershëm. Ti pse e zhurmon zërin tonë të protestës? Na e thuaj çfarë je ti që zhurmon me megafon zërin tonë të protestës? Sa ke kohë pa tu rrit rroga, zotëri? Pse nuk proteston? Sa të kanë shkuar çmimet e ushqimeve që i çon fëmijëve në shtëpi? Pse nuk proteston? Jemi këtu edhe për ty”, tha Bardhi