Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj u vizitua nga Sali Berisha.
Gjekmarkaj gjatë protestës ka thënë se është dhunuar nga forcat e policisë dhe më pas ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.
“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.