Shënohen incidentet e para të protestës së opozitës. Tek sheshi “Willson” deputeti Luan Baçi është përplasur me policët që i ka akuzuar se e qëlluan me grushte. “Këta janë plehra.
Kjo nuk është policia e shtetit, janë plehra! Mos më prekni. Më gjuajtën me grusht në bark” tha ai. Policia tentoi që të hapte rrugën që vijon e bllokuar prej orës 17:00.