Agravohet situata në protestën e opozitës. Si pasojë e përplasjes me policinë ka reaguar ashpër kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë së shtetit.
“As nipi i Enver Hoxhës dhe as ushtari i krimit të organizuar. Po tentohet të dhunohen qytetarët. Sa herë ka thirrje “Rama ik” ka një agresivitet të shtuar nga policia ndaj qytetarëve” tha ai.
Disa sekonda më pas policia nisi shoqërimet e para.