Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Si pasojë janë pezulluar lundrimet nga Durrësi në Bari, por ka pasur edhe incidente.
Një anije peshkimi është fundosur në basenin e portit të peshkimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Gjithashtu dy tragete janë përplasur në Portin e Durrësit në momentin që tragetet po hynin në port. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.