Një aksident me vdekje ka ndodhur në lagjen 15 në Durrës, ku një makinë ka përplasur një 40-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
40-vjeçari me iniciale P.N., ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa drejtuesi i makinës që e ka përplasur është larguar.
Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe arrestimin e drejtuesit të makinës.