Policia italiane dy ditë më parë ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar i cili është nën akuzën e shitjes së drogës. 29-vjeçari Enxhi Halimi u arrestua në zonën e Abacisë së Fiastrës dhe pas marrjes në pyetje u lirua nga gjykata.
Ai akuzohej se kishte shpërndarë 19 gramë kokainë, me të paktën 38 shitje doza të vetme nga gjysmë gramë secila, për një vlerë jo më pak se 2280 euro, gjithmonë të njëjtit person me të cilin ishte takuar, shkruan media italiane.
Gjatë seancës ai nuk është përgjigjur dhe ka rënë dakort për pranimin e fajësisë prej një viti e dy muaj burg, e kthyer në dënim me kusht. 29-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Alessandro Marcolini, është lënë i lirë nga gjykata, që pranoi kërkesën.